Konkurs letrar  “Mbrëmje poetike”

Fondacioni Albiz në kuadër të platformës kulturore organizon “Mbrëmje Poetike”, që mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 mars.

Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi, ku të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë të interesuarit e moshës prej 15 deri 25 vjet.

Të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 18 mars 2019, në postën elektronike të Fondacionit Albiz: info@albiz.org.mk.

Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.

Juria do ta bëjë përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2019.

Çdo konkurrues, nëse është një nga të përzgjedhurit e 10 – shes, duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.

Me këtë rast, do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para, prej të cilëve 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.

Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë, si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë.